Të erdhi një letër zyrtare?
Rri i qetë.
Bëj një foto të letrës, Kupto ta shpjegon thjesht në shqip, të thotë afatin dhe çfarë të bësh. Nuk je vetëm me letrat e tua.
- Shqip, thjesht
- Afati & hapi tjetër
- Të dhënat të mbrojtura
Jobcenter kërkon dokumente që mungojnë.
Një letër zyrtare mund të ta prishë gjithë ditën.
Hap kutinë postare dhe sheh një zarf zyrtar. Gjuha është e rëndë, plot paragrafë ligjorë dhe afate që nuk i kupton. Letra mbetet mbi tavolinë, e pahapur, sepse frika është më e madhe se guximi për ta lexuar.
Problemi nuk je ti. Thjesht askush nuk ta përktheu kurrë këtë gjuhë.
Çfarë ndodh kur një letër mbetet pa përgjigje:
- Afate të humbura që sjellin gjoba ose ndërprerje të përfitimeve.
- Kërkesa pagese që rriten me kamatë dhe përkujtues.
- Dokumente që duheshin dorëzuar me kohë dhe tani mungojnë.
Disa letra vendosin për të ardhmen tënde.
Disa fjalë gjermane të heqin gjumin, sepse pas tyre qëndron e drejta jote për të qëndruar dhe për familjen.
Aufenthaltstitel
leja e qëndrimit
Verlängerung
zgjatja e qëndrimit
Visum / Schengen
viza dhe vizita
Familienzusammenführung
bashkimi familjar
Niederlassungserlaubnis
qëndrimi i përhershëm
Einbürgerung
shtetësia gjermane
Punojmë së bashku me zyra, avokatë dhe partnerë, që çdo rast të zgjidhet si duhet.
Kështu duket
Letra gjermane lart, shpjegimi shqip poshtë. Aq e thjeshtë.
„…fehlende Kontoauszüge bis zum 14. nachreichen…"
Dërgo llogaritë e tua bankare.
Afati: 14 ditë. Pastaj e ke të kryer.
Ndonjëherë letra do të thotë edhe para për ty, ne ta themi.
Letrat dhe dokumentet, në një listë të qartë.
Çdo letër zë vendin e vet në postëkutinë tënde, me ngjyrë, afat dhe hapin tjetër. Pa terma juridike, pa frikë.
- Jobcenter München Afat / rrezik · 14 ditë
- Familienkasse Kërkon veprim
- Deutsche Rentenversicherung Informacion
Mos e lër letrën të të rrijë mbi shpinë.
Sa më shpejt ta kuptosh, aq më shumë kohë ke për të vepruar. Fillimi është një foto e vetme.
Çdo letër merr një ngjyrë
Sapo ngarkon një letër, Kupto e rendit sipas urgjencës, ti e di menjëherë sa e ngutshme është.
Ka një afat, kërkesë pagese, sanksion ose pasojë ligjore. Vepro sa më shpejt.
Duhet të bësh diçka, por pa rrezik të fortë me afat të prerë.
Letër thjesht informuese, nuk kërkon ndonjë veprim prej teje.
Gjithçka që të duhet për një letër, në një vend.
Nga momenti që fotografon letrën deri te përgjigja e gatshme, Kupto të shoqëron në çdo hap. Ja si.
Letra, e shpjeguar thjesht, shqip dhe gjermanisht.
Pa zhargon ligjor: shqip që ta kuptosh, gjermanisht që ta përdorësh.
Provoje me letrën tëndeFamilienkasse kërkon dëshminë e shkollimit për fëmijën tënd, që të vazhdojë pagesa e Kindergeld.
Die Familienkasse benötigt eine Schulbescheinigung Ihres Kindes, damit das Kindergeld weiter gezahlt wird.
Asnjë afat i humbur, ne të kujtojmë me kohë.
Çdo afat me ngjyrë dhe ditët që kanë mbetur, të renditura sipas urgjencës. Asgjë nuk të ikën më.
Mbaj afatet nën kontrollLetrat dhe dokumentet, të gjitha bashkë.
Pasaporta, leja, kontrata, dëshmitë, të gjitha në një dosje të sigurt. Kur enti kërkon diçka, e dërgon në çast.
Mbaj dokumentet në një vendPërgjigja e duhur, e gatshme për t'u dërguar.
Kupto e përgatit përgjigjen në gjermanisht korrekt, gati si PDF. Ti vetëm e kontrollon dhe e dërgon.
Përgatit përgjigjen e parëPlotëso formularët zyrtarë, shqip.
Antrag-et gjermane (Kindergeld, Wohngeld, Bürgergeld…) i plotëson në shqip, fushë për fushë. Pastaj merr origjinalin në gjermanisht, gati për ta printuar dhe dorëzuar.
Plotëso formularin e parëKëtu mund të:
-
01
Ngarko letrën.
-
02
Kuptoje shqip.
-
03
Shih afatin.
-
04
Merr përgjigjen si PDF.
-
05
Ose lëre për ekipin tonë.
Imagjino sikur asnjë letër të mos të të trembë më.
Një foto, dhe e di se çfarë do letra, deri kur dhe çfarë të bësh, në gjuhën tënde.
Përgjigja e duhur, e gatshme si PDF
Nga letrat e zyrave te kontratat private, Kupto njeh qindra tema dhe lloje letrash. Dhe kur duhet një përgjigje, ta përgatit të gatshme si PDF.
Çdo lloj letre, e kuptuar
Nga vendimet zyrtare te faturat dhe ftesat për termin, Kupto e njeh llojin e letrës dhe të thotë saktësisht çfarë do.
Vendim (Bescheid)
Një vendim zyrtar për ty, p.sh. miratim ose refuzim përfitimi. Shpesh me afat për kundërshtim.
Kërkesë (Aufforderung)
Enti kërkon prej teje dokumente ose informacione brenda një afati të caktuar.
Përkujtues (Mahnung)
Një paralajmërim se diçka nuk u krye në kohë, shpesh një pagesë e mbetur.
Faturë (Rechnung)
Një kërkesë pagese me shumë, IBAN dhe afat. Kupto ta nxjerr shumën dhe ku të paguash.
Ftesë / Termin
Një takim te enti me datë dhe orë. Kupto të thotë çfarë të marrësh me vete.
Informacion / Kthim parash
Lajme të mira ose thjesht informuese, p.sh. një shumë që të kthehet ty. Asnjë veprim i nevojshëm.
Të dhënat e tua janë të sigurta.
Letrat dhe dokumentet e tua mbrohen me kujdes. Privatësia është themeli i Kupto.
Fillon për një minutë
Regjistrohu falas, pa pritje, gjithçka automatike.
Askush nuk duhet të ketë frikë nga një zarf Behörde.
Kupto lindi që një shqiptar në Gjermani të mos ndihet më i vogël para një letre.
Të kuptosh jetën tënde nuk duhet të varet nga sa Amtsdeutsch di.
, Ekipi i Kupto.de
Nuk po ia del? Lëre për ne.
Pas Kupto ka njerëz të vërtetë. Nëse ngec me një letër apo formular, na e kalon rastin, ne e marrim përsipër. Ti vetëm komunikon me ne.
Na shkruan
Tregon shkurt ku ke ngecur.
Ne kujdesemi
E marrim përsipër çështjen tënde.
Ti rri i qetë
Të mbajmë në dijeni hap pas hapi.
Gati për letrën tënde të parë?
Kërko qasje, dhe pas pak e di se çfarë do çdo letër, pa frikë, pa pritje, në gjuhën tënde.
Pyetje që mund t'i kesh
A duhet të di gjermanisht?
Jo. Kupto ta shpjegon letrën në shqip, thjesht, pa terma juridike.
Si i ngarkoj letrat?
Bën një foto me telefon. Nuk të duhet skaner as kompjuter.
A janë të sigurta të dhënat e mia?
Po. Të dhënat trajtohen sipas ligjit evropian (DSGVO), në servera në BE, dhe nuk përdoren për trajnim KI.
Si marr qasje?
Regjistrohu falas, konfirmo email-in dhe je gati, hyn menjëherë në portal.
Sa shpejt e marr përgjigjen?
Shpjegimi i një letre vjen brenda pak minutash pasi ngarkon foton. Afatet dhe hapat shfaqen menjëherë.
Çfarë letrash mund të ngarkoj?
Çdo letër nga zyrat gjermane, Jobcenter, Familienkasse, Ausländerbehörde, Wohngeldstelle, sigurime e të tjera.
A i shkruan Kupto përgjigjet?
Po. Kupto e përgatit përgjigjen në gjermanisht korrekt si PDF. Ti e kontrollon dhe e dërgon.
Po nëse nuk jam i sigurt çfarë të bëj?
Me një klik ia kalon rastin ekipit tonë, ne e shohim letrën dhe të ndihmojmë.
A më duhet kompjuter?
Jo. Mjafton telefoni. E hap portalin nga shfletuesi dhe fotografon letrat direkt me kamerën.